Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bedri Greca prezantohet te Gjilani në Kosovë

Gjilani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca. Sulmuesi 28-vjeçar më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga kampionati shqiptar, ku vlen të ceken eksperiencat me Flamurtarit, Kukësin dhe Luftëtarin. Greca konsiderohet një futbollist me shumë përvojë.

Edicionin e fundit, Greca ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ku ka zhvilluar një kampionat të suksesshëm në aspektin personal, pasi ka qenë gjithmonë pjesë e formacionit startues në skuadrën e tij të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Mema, duke realizuar 4 gola dhe dhënë 6 asiste.

Greca bëhet transferimi i gjashtë në skuadrën e Gjilanit. Bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaft intensitet për të sjellë edhe përforcime të tjera në kampin kuqebardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurrues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...