Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barella te Roma? Ndërhyn Conte për të bindur lojtarin

Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur për kalimin e tij tek Interi, në të vërtetë nuk ka qenë ashtu. Po flasim për Nicolo Barellan, mesfushorin e talentuar të Cagliarit, i cili mund të transferohet në kryeqytet tek Roma. Drejtuesit e klubit verdhekuq kanë një akord me Cagliarin dhe diçka të tillë e konfirmon vetë presidenti i klubit sard, Tommaso Giulini, i cili është shprehur se tashmë i takon lojtar të vendosë. Zgjedhja e parë e Barellas është Interi, por drejtuesit e Romës kërkojnë ta bindin 22-vjeçarin duke i ofruar një pagë edhe më të lartë. Ditët e ardhshme priten të jenë vendimtare sa i përket kësaj çështjeje.

Gjithsesi, pas ndërhyrjes së Romës mësohet se në orët e fundit ka dalë në skenë me prepotencë trajneri i Interit Antonio Conte, i cili e ka bindur lojtarin që të mos “joshet” nga verdhekuqtë. Vendimi përfundimtar duket se do të jetë në favor të zikaltërve.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...