Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duhej të ishte i Milanit, por Gazidis refuzoi goleadorin e Kupës së Amerikës

Në fillim të Kupës së Amerikës, thuajse nuk e njihte askush në Europë, përveç Leonardos, që tentoi ta sjellë te Milani për 35-40 milionë euro, por u refuzua nga Administratori i kuqezinjve, Ivan Gazidis.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian të Gremios, Everton, i cili e nisi kompeticionin nga stoli, por e mbylli si protagonist, duke u shpallur edhe kryegolshënues i Kupës së Amerikës.

“Për momentin jam një futbollist i Gremios”, tha Everton në përfundim të finales ndaj Perusë, duke vënë në dukje se u kishte kërkuar menaxherëve të tij, që të mos e bezdisnin me zëra merkatoje gjatë Kupës së Amerikës.

Tashmë Everton po ndiqet me vëmendje nga klube si Napoli, Manchester City, etj., ndërsa vetë sulmuesi brazilian pranon se ende nuk po e beson atë që po i ndodh.

Nga ana tjetër, Gremio “fërkon duart”, pasi nga shitja e sulmuesit anësor, tani pritet të përfitojë minimalisht 60 milionë euro, shifër që mund të rritet nëse shtohen skuadrat e interesuara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...