Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nxënësi mposht profesorin, Napoli e nis sezonin me një humbje

Napoli ka nisur zyrtarisht sezonin e ri, me një ndeshje miqësore të zhvilluar përballë Beneventos së Philippe Inzaghit, në Dimaro, aty ku skuadra e Ancelottit po zhvillon edhe fazën e parë të përgatitjeve verore.

Përfundoi me humbje ndeshja e parë për napolitanët, që u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Benevento, ndonëse kaluan të parët në avantazh, me golin e spanjollit Callejon, i cili gjeti rrjetën në minutën e 19’ të takimit.

Benevento riktheu baraspeshën në minutën e 34-t, pasi shfrytëzoi maksimalisht një gabim të Maksimoviç dhe shtyu topin në rrjetë, nga shumë pranë vijës fatale, ndërsa goli i fitores u shënua nga slloveni Vokiç, në minutën e fundit të takimit.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë pat i vërtetë shumë zëvendësime, duke bërë që ritmi të binte gradualisht, gjë që e shfrytëzoi më mirë Benevento, ndërsa Philippo Inzaghi mposhti për herë të parë profesorin e tij, Ancelottin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...