Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lukaku drejt Interit, konfirmimet i jep trajneri i Manchester United

Ndërkohë që shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një kalim të mundshëm të Romelu Lukakut te Interi, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë edhe më shumë konfirmime.

Tekniku norvegjez nuk e ka grumbulluar sulmuesin belg, për miqësoren që do të luajë në Australi përballë skuadrës së Leeds-it, ndonëse ditët e fundit Lukaku ishte stërvitur rregullisht me grupin.

Kjo është miqësorja e dytë e “djajve të kuq” në përgatitjet verore dhe në të dyja belgu është lënë jashtë, ndërsa sfida e radhës do të jetë pikërisht kundër Interit, mbrëmjen e të shtunës në Singapor.

Pikërisht këtë mbrëmje, drejtuesit e klubeve pritet të ulen dhe të diskutojnë sërish për transferimin e Lukakut, teksa Interi pritet të ofrojë 60 milionë euro, plus bonuse që kapin shifrën e 15 milionë eurove, për të marrë belgun në Milano.

Bisedimet vazhdojnë dhe vetë sulmuesi duket i bindur për të kaluar nën urdhrat e Antonio Contes, ndaj pritshmëritë janë që herët a vonë të shfaqet edhe “tymi i bardhë”, që do të sinjalizonte përfundimin me sukses të marrëveshjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...