Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rikthehet Andy Murray, skocezi gati për “City Open”

Andy Murray së bashku me vëllanë e tij, Jamie, do të luajnë në turneun 500-pikësh të Washingtonit, “City Open”. Janë vetë organizatorët e eventit që e kanë njoftuar një gjë të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter.
Tenisti britanik ka nisur përgatitjet për të qenë gati për “City Open”. Vetë Murray është shfaqur tepër entuziast që do të ketë mundësi të garojë, duke patur parasysh faktin që dëmtimi nuk e ka lejuar të marrë pjesë në disa turne të rëndësishëm të këtij sporti.

Ish-numri një i botës së tenisit dhe fituesi i 3 grand slameve, gjithashtu shtoi se për të do të jetë emocionuese dhe argëtuese njëkohësisht pjesëmarrja në Washington, pasi do ta ndihmojë atë të riaftësohet.

Problemet e skocezit nisën një vit më pare, kur qëndroi për 6 muaj jashtë, më pas u kthye në qershor, por në shtator vendosi sërish të mos luante për të vijuar terapitë. Andy Murray në karrierën e tij ka fituar 2 herë Wimbledonin më 2013-ën dhe 2016-ën dhe 1 herë US Open në vitin 2012, teksa ka në muzeun personal edhe 2 medalje të arta olimpike të fituara në Londër dhe Rio de Janeiro. Në vitin 2016 ai u bë britaniku i parë që renditej në majën e klasifikimit të shoqatës së tenistëve profesionistë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...