Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Asion Daja transferohet te Skënderbeu

Pas 3 sezonesh Asion Daja largohet zyrtarisht nga Tirana për të nisur një aventurë të re të Skënderbeu. Klubi korçar njoftoi arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 29-vjeçar i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja i cili e ka kërkuar me ngulm Asion Dajën te bardhekuqtë. Në praninë e menaxherit të përgjithshëm të korçarëve Gerhard Takaj, Daja ka firmosur kontratën që do ta lidhë për një vit me Skënderbeun. Menjëherë pas firmës ai është nisur drejt Korçës për t’u stërvitur me skuadrën e tij të re dhe për të qenë gati për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Flamurtarit. Nuk dihet nëse Daja është transferuar në mënyrë përfundimtare te Skënderbeu apo në formë huazimi nga Tirana për një vit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...