Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mblidhet Disiplina, dënohet zyrtari i Egnatias, Kamza pezullohet nga Kupa

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur pasditen e sotme për të analizuar sjelljet josportive të vërejtura gjatë fundjavës së kaluar në ligat e vendit, por edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në mesjavë.

Vëmendja ka qenë kryesisht te Kategoria e Parë, ku pati dhunë në ndeshjen e javës së parë mes Kastriotit dhe Engatias, gjë për të cilën Komisioni i Disiplinës hapi një hetim disiplinor.

Ndërkohë u pezullua me dy vite jashtë Kupës së Shqipërisë edhe klubi i Kamzës, që nuk mori pjesë në ndeshjen ndaj Apolonisë, këtë të mërkurë.

Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike.

2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...