Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali “fluturon” në kampionat, Hazard gjen golin e parë

Në Champions League po vuan dhe pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë, pro në kampionat duket se Reali i Madridit ka gjetur “formulën e suksesit”, pasi sot ka triumfuar me rezultatin 4-2 ndaj Granadës, duke blinduar vendin e parë me 18 pikë në 8 javët e para.

Sfida filloi menjëherë dishezë për të besuarit e Zinedine Zidane, që gjetën golin që në minutën e dytë me sulmuesin francez Karim Benzema, i cili shënoi pas një krosimi mjaft të mirë të uellsianit Gareth Bale.

Në minutën e 37’ në fushë zbriti edhe Luka Modric, që mori vendin e Toni Kroos, i cili u dëmtua, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte belgu Eden Hazard që shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për skuadrën e Zidane.

Në fillim të pjesës së dytë, belgu Hazard shërbeu për Modriç, që gjeti edhe golin e tretë dhe dukej se gjithçka po shkonte drejt një fitoreje të lehtë, por lëshimin e Realit e shfrytëzoi Granada, që shënoi dy gola dhe rihapi takimin.

Megjithatë pak para vërshëllimës finale të takimit, ishte fantazisti kolumbian James Rodriguez, që shënoi një gol mjaft të bukur, duke vulosur suksesin e Realit të Madridit, ndërsa nuk mungoi edhe një karton i verdhë për heqje të bluzës gjatë festës.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...