Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fitorja me Genoan s’e shpëton Giampaolon, ja alternativat

Kthimi te fitorja nuk për Marco Giampaolon. Pavarësisht se suksesi në fushën e Genoas la bërë që Milani të fitojë disa pozicione në renditje, fale edhe rezultateve të skuadrave të tjera, trajneri aktual i kuqezinjve duket se nuk ka të ardhme në Milano.

Që pikët e fituara në “Marassi” nuk kishin ndryshuar opinionin e drejtuesve të “Djallit” për punën e trajnerit, kjo u pa në shikimin e Bobanit apo në fytyrat e vrenjtura të Gazidis dhe drejtorit sportiv Massara (pa harruar mungesën e Paolo Maldinit në pjesën e dytë). Për këtë arsye, kupola drejtuese e Milanit ka nisur të shohë përqark për të gjetur emrin e duhur si pasues të Giampaolos.

Emri i parë në listë është Luciano Spalletti, sepse Boban nuk preferon një ndryshim sa për të thënë dhe shoqëria kërkon një trajner me profil të lartë.

Mund të shpenzosh dhe investosh diçka më shumë, por vetëm për pagën e një trajneri të rëndësishëm. Do të jetë e vështirë që Spalletti të bindet (mësohet se e ka dhënë një përgjigje paraprake negative), por drejtuesit e Milanit po ngulmojnë për të. Opsioni i dytë është Pioli e më pas Ranieri, ndërsa alternativa të tjera janë: Pioli, Ranieri, Rudi Garcia dhe Prandelli.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...