Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zyrtare/ Ish trajneri i Romës dhe Marseille, ulet në stolin e Lyonit

Pas rezultateve aspak të mira në këtë start të sezonit në kampionatin francez, presidenti i Lyonit vendosi të shkarkojë trajnerin brazilian Sylvinho, i cili ishte ulur në pankinë në maj të këtij viti, ndërsa sot ka gjetur edhe pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Lille, Romës dhe Olimpikut të Marsejës, Rudi Garcia, i cili aktualisht ishte i papunë, por prej pasdites së sotme do të ulet në pankinën e Lyonit dhe do të tentojë rikthimin e skuadrës në rrugën e mbarë.

Negociatat mes palëve kishin nisur prej pak ditësh, por vetëm sot Garcia dhe stafi menaxherial i tij mbërritën në Lyon për të diskutuar nga afër, ndërsa pasdite pati edhe “tym të bardhë” për arritje ne marrëveshjes për bashkëpunim deri në verën e vitit 2021.

Lyoni e nisi sezonin me Sylvinhon, duke regjistruar dy fitore bindëse, por më pas harroi shijen e triumfit, duke marrë 3 barazime dhe 4 humbje, të cilat e kanë lënë në kuotën e 9 pikëve, shumë të shkëputur nga PSG-ja kryesuese.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...