Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi i falet Mentor Zhdrellës, mposht Drenicën dhe rikthehet te fitorja!

Një gol i Mentor Zhdrellës që në minutën e 10-të i mjaftoi Llapit për të mposhtur 1-0 Drenicën dhe për t’u rikthyer te fitorja në Ipko Superligën e Kosovës pas 2 humbjesh radhazi. Në Podujevë skuadra e Tahir Batatinës iu fal lojtarit të saj më të mirë për të thyer rezistencën e Drenicës që nuk humbiste prej 5 ndeshjesh. Ishte një sfidë deri diku e barabartë ajo mes Llapit dhe skuadrës nga Skënderaj por diferencën e bëri goli i Mentor Zhdrellës. Me këtë fitore Llapi u ngjit në kuotën e 23 pikëve, 3 më pak se Ballkani kryesues që ndeshjen e javës së 13-të e ka në transfertë ndaj Feronikelit. Ndërkohë Drenica që pësoi humbjen e 4-t sezonale mbetet në vendin e 7-të me 17 pikë në pritje se çfarë do të bëjë Trepça ’89 që e rrezikon nga poshtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....