Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi s’di të ndalet, merr fitoren e 10-të dhe kryeson i qetë

Ajaxi vazhdon të kryesojë i qetë renditjen në Eredivisie, teksa koleksionoi një tjetër fitore, 4-2 në transfertë kundër Zwolles. Një fitore e thjeshtë për “harkëtarët”, të cilët e nisën sfidën me presing dhe pas vetëm 6 minutash gjetën golin e avantazhit me Promes.

Në minutën e 11-të, i njëjti lojtar do të shfaqej sërish si protagonist, duke dyfishuar shifrat për Ajaxin. Vendasit ishin të pafuqishëm për të reaguar, teksa në të 20-ën Neres i dhuroi sërish festë klubit nga Amsterdami. Në minutën e 35-të, Zwolle reagoi me Hamer.
Në pjesën e dytë, vendasit u shfaqen disi më agresivë në lojën e tyre dhe në minutën e 62-të, Saymak ngushton diferencën. Ajaxi e pa vetën në vështirësi, pasi vendasit kërkuan golin e barazimit, ndërsa nuk munguan as momentet e tensionit mes lojtarëve. Sidoqoftë, për t’i venë vulën sfidës, u kujdes braziliani Neres, i cili shënoi golin e katërt dhe të dytin personal.

Kështu Ajaxi vazhdon të ruajë kreun tashmë në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Zwolle qëndron në vendin e 14-të me 10 pikë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...