Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shpresat zhvendosen në Shkodër për supersfidën ndaj Anglisë

Sfida kualifikuese mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21 do të luhet në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës në datën 15 nëntor në orën 18:00. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshyar impiantin ku luajnë Shpresat pasi zakonisht skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ndeshjet e saja i zhvillon në Elbasan Arena, Niko Dovana në Durrës dhe Selman Stërmasi në kryeqytet por këtë herë skuadra U-21 do të spostohet në Shkodër në një stadium me një kapacitet më të madh dhe me kushte më të mira për tifozët që do të kërkojnë të ndjekin nga afër sifdën mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21. Në këtë zhvendosje të kombëtares Shpresa ndikon edhe fakti që në Elbasan Arena në datën 14 nëntor do të luajë kombëtarja A ndaj Andorrës dhe kushtet e fushës vetëm një ditë nuk do të ishin optimale për një sfidë të tillë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...