Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari-Bylis, aty ku rolet kanë ndryshuar, ballshiotët me statusin e favorites

Flamurtari-Bylis pas viteve 90-të por edhe më vonë kishte nisur të merrte formatin e një derbi, edhe pse nuk janë skuadra të një qyteti, menyra se si zhvilloheshin përballjet, me përplasje të ashpra, dëshirë për të mos humbur dhe pa disktim emocione, të krijonte idenë e një derbi. Në përgjithësi ka qënë Flamurtari skuadra për t’u mundur, por në këtë sezon pozitat kanë ndryshuar krejtësisht, kuqezinjtë po vuajnë shumë dhe edhe pse në shtëpi nuk humbasin prej 3 takimesh, madje kanë pësuar vetëm 1 humbje në 6 ndeshjet e fundit në Vlorë, duket se tashmë e kanë prerë biletën e Titanikut. Lojtarët po largohen dhe nëse nuk miratohet ligji për sponsorizimin gjasat janë që hemoragjia të përhapet në janar.

Në anën tjetër është një skuadër të cilën ta quash tashmë surprizë duket sikur e ofendon. Bylisi po zhvillon një sezon në limitet e përsosmërisë, po të llogaritet fakti që nuk ka shpenzuar pa masë dhe është bazuar kryesisht tek ata lojtarë që e ngjitën në Superiore duke inflitruar 3 lojtarë me vlera si Hidi, Bicaj e Goxhaj. Ballshiotët në këtë sezon ndër të tjera kanë gjunjëzuar dy skuadrat kryesuese dhe kur edhe pak na ndan nga pauza dimërore, Bylisi e sheh veten pranë kreut. Në takimin e fazës së parë praktikisht nuk pati histori 5-0 për ekipin e Dovedan, kësaj here ndoshta nuk do të jetë një shëtitje në bregdet, por gjithsesi skuadra nga Mallakastra niset me etiketën e favorites…

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...