Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ringritja e Vllaznisë, kalon nga senatorët!

Vllaznia mes turpit largohej nga Superioreja në fund të sezonit 2017-2018 dhe ndër të tjerë peshën e përgjegjjësisë e morrën mbi shpatulla të ashtuquajturit senatorë, ata që me më shumë përvojë duhet të ishin udhëheqësit e ekipit por që në opinionin e tifozëve shkodran ishin ata që zhgënjyen të parët. Sezoni në purgator përfundoi shpejt dhe Vllaznia u rikthye aty ku i takon në elitën e futbollit tonë dhe sot pikërisht ata senatorë po e drejtojnë këtë skuadër. Renato Malota duket ai i kohës së Partizanit, shumë i fortë në luftën në ajër , pozicional dhe me karakterin e një lider, nuk është rastësi që kuqeblutë nuk kanë pësuar asnjë gol në 4 ndeshjet e fundit. Gilman Lika me shiritin e kapitenit në krah jo vetëm që ka shënuar 4 gola por duket lojtari me më shumë freski, ndërsa show-un po e dhuron Ndriçim Shtubina. Goli i realizuar në Korçë do të jetë pa diskutim në mos më i bukuri një ndër më spektakolarët e sezonit dhe thuajse në çdo fitore të shkodranëve ka qënë e rëndësishme performanca e  32-vjeçarit. Në këtë listë nuk mund të anashkalohet as Behar Ramadani, i cili me rikthimin në shtëpi i ka rikthyer personalitet mesfushës së skuadrës. Pa diskutimeve  ka ende vend për t’u përmirësuar dhe kjo lidhet me ndeshjet brenda, në transfertë Vllaznia është ekipi më i mirë i Superiores, në Loro Boriçi e vuan presionin e publikut, nëse edhe ky element largohet atëherë pse jo të mos ëndërrojnë për objektiva madhorë…

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...