Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sinjale “negative” nga Spanja për Vidal, Interi fokusohet te Eriksen

Arturo Vidal mbetet objektivi kryesor i Interit për merkaton e janarit dhe kjo nuk është më një sekret, pro duket se negociatat mes palëve nuk po shkojnë aspak në rrugën e duhur, ndërsa ndeshja e djeshme duket se riktheu qetësinë mes mesfushorit dhe klubit të Barcelonës,.

Vetë Vidal kishte hedhur në gjyq katalanët për një bonus të pa marrë për sezonin e kaluar, por duket se kjo nuk ndikoi aspak në performancën e tij në fushë, teksa erdhi nga stoli dhe shënoi golin e avantazhit të përkohshëm në ndeshjen derbi ndaj Espanyolit.

Në përfundim të takimit, trajneri Valverde thuri elozhe për mesfushorin kilen, duke deklaruar se ka karakteristika unike dhe se do të gjejë vazhdimisht hapësira në formacion, qoftë nga fillimi, qoftë nga stoli, ndërsa një drejtues katalan u shpreh se çështja e bonusit zgjidhet brenda familjes.

Te Barcelona nuk kanë ndërmend të lënë të lirë Vidal, të paktën jo pa arkëtuar 20 milionë euro menjëherë, shifër që Interi nuk duket gati ta paguajë, ndaj zikaltrit kanë nisur të fokusohen edhe në pistën që të çon te danezi Eriksen.

Ky i fundit ëndërron akoma transferimin te Reali i Madridit, por momentalisht vetëm Interi mund ta blejë menjëherë nga Tottenham, duke paguar rreth 25 milionë euro, duke qenë se danezi ka vetëm 6 muaj kontratë të vlefshme me londinezët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...