Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Herald Marku: Cungu na njeh? Jonuz e ka ndryshuar Vllazninë

Në konferencën për shtyp të Vllaznisë, në prag të takimit me Laçin, që do të nisë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, doli mbrojtësi Herald Marku.

Herald, do të vijojë seria e fitoreve me një tjetër nesër ndaj Laçit?

Është një takim jo i lehtë për ekipin tonë, pasi Laçi është një skuadër e mirë dhe ka një ngritje në lojën e saj. Por të mos harrojmë që ne jemi Vllaznia dhe do të kërkojmë, si në çdo takim, edhe në këtë ndaj Laçit vetëm fitore.

Po sakrifikoni ndoshta duke luajtur si mbrojtës i majtë…

Përsonalisht, ndihem mjaft mirë në pozicionin ku më ka kërkuar tekniku që të jem, sepse kam luajtur edhe më përpara në mbrojtje. Besoj se po jap më të mirën dhe kjo më bën që të ndihem mjaft mirë.

Si shkodran që jeni, si po ju duket përvojë e parë me Vllazninë?

Vërtet është hera e parë që luaj me të, por të them të drejtën te Vllaznia ndihem si në shtëpinë time. Jam I kënaqur nga të gjithë dhe nga mbështetja që po më japin si sfafi dhe drejtuesit, e po ashtu edhe tifozëria.

Meqë përmendët tifozët, keni ndonjë thirrje për ta?

Për tifozët do të doja të thosha se kemi dëshirë të na mbështesin fort. Ne nuk do t’i zhgënjejmë. Ata janë gjithmonë një nxitje për ne.

Fakti që në pankinën kundërshtare do të keni nesër një trajner si Cungu, që e njeh mirë skuadrën tuaj, është një minus për Vllazninë?

Dihet, Cungu e njeh mirë Vllazninë, sepse e ka drejtuar atë, por ne tani me në krye teknikun Jonuz dhe një lloj tjetër loje. Ai ka ndryshuar diçka në lojën dhe në strategjinë tonë. Mendoj se njohja e Cungut ndaj Vllaznisë nuk do të na prishë shumë punë.

Si duket skuadra me afrimet e fundit që janë bërë?

Janë lojtarë me vlera. Ingranimi i tyre me ekipin pritet që të jetë i shpejtë dhe të japin kontributin e tyre në skuadër.

Flitet si objektiv i Vllaznisë herë Kupat e Europës dhe herë mbijetesa. Realisht cili është objektivi i saj?

Objektivi ynë është që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kam mendimin se ne po bëjmë gjithçka mirë dhe do të jemi më mirë sesa ku jemi momentalisht.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...