Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Besëlidhja turpëron Partizanin, derbi në çerekfinale në dyshim serioz

Partizani me një këmbë jashtë Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë pësuan një humbje të rëndë dhe turpëruese 3-0 në fushën e Beslidhjes në takimin e vajtjes së raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, duke vënë në rrezik serioz kualifikimin. Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani konfirmoi krizën e thellë të rezultateve e që në stadiumin “Brian Filipi” ngjau më shumë si krize identiteti.

Të kuqtë i pësuan të tre golat në pjesën e parë (shënuan: Bushi 13’, Jovanovic 26’, Fetaj 44’), duke shfaqur dobësi të theksuara në qendër të mbrojtjes, ku Boldor rikthehej titullar pas një mungese disajavore për arsye pezullimi. Edhe aktivizimi i të riut Tedi Cara në sulm ndodhi ishte në kohën dhe vendin e gabuar, me Sormanin që duket se i kishte bërë llogaritë gabim edhe me terrenin e rënduar për shkak të reshjeve të shiut.

Në ndeshjen e kthimit të kuqve u duhet ta përmbysin këtë rezultat negativ me një fitore me 4 gola diferencë. Rezultati 3-0 e çon takimin në shtesë e çdo fitore tjetër e Partizani me 3 apo më pak gola diferencë kualifikon Besëlidhjen.

Ndryshe nga Partizani, Tirana fitoi 1-3 në fushën e Kastriotit, ku golit të Ajazit të vendësve në pjesën e parë iu përgjigjën në të dytën Dunga dhe talenti Muçi me dygolësh. Bardheblutë tashmë e kanë formalitet ndeshjen e kthimit, por presin me interes nëse në fazën çerekfinale do të përplasen në derbi me Partizanin apo me Besëlidhjen.

Edhe Kukësi nuk toleroi në fushën e Lushnjës, ku fitoi 0-1 me gol të Maliqit, sikurse Teuta praktikisht e siguroi avancimin pas suksesin 1-3 në fushën e Erzenit. Gomez realizoi dygolësh, ndërsa Kallaku e çoi rezultatin në 3-0 para se Rezi të realizonte golin e nderit për shijakasit.

Skënderbeu fitoi pastër 0-2 në transfertë me Besën falë golave të Essien dhe Marës, ndërsa Vllaznia–Flamurtari përfundoi në barazim 2-2, duke lënë gjithçka të hapur në takimin e kthimit në Vlorë. Për kuqeblutë shënuan Zogaj dhe Lika, ndërsa Nebihu dhe Ribaj ishin autorët e golave të kuqezinjve.

Surprizë, nëse mund të konsiderohet e tillë, ishte fitorja 3-0 e Apolonisë me Luftëtarin, me bluzinjtë që konfirmojnë krizën e thellë. Për fierakët shënuan Mehmeti, Zaimaj dhe Zoga.

E mërkurë (14:00)

Besëlidhja-Partizani  3-0

Vllaznia-Flamurtari  2-2

Lushnja-Kukësi        0-1

Erzeni-Teuta             1-3

Besa-Skënderbeu   0-2

Kastrioti-Tirana         1-3

Apolonia-Luftëtari    3-0

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...