Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool nuk njeh hap fals, një mbrojtës nderon Ancelottin

Rikthimi te titulli kampion pas një periudhe pritjeje prej 30 vitesh, duket një formalitet për Liverpoolin, që sot regjistroi suksesin e 24-t radhazi në 2 ndeshje të kampionatit, duke mposhtur Southamptonin me rezultatin e thellë 4-0.

“The reds” po bëjnë një sezon fantastik dhe janë ende të pamposhtur në kampionat, teksa numërojnë 24 fitore dhe 1 barazim, ndërsa momentalisht kanë një distancë prej 22 pikësh me Manchester Cityn që mban vendin e dytë.

Në “Anfield Road” Southamptoni arriti të rezistojë vetëm 47 minuta lojë, pasi atëherë ishte mesfushori Oxlade-Chamberlein që shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Klopp, ndërsa më pas ishin Henderson dhe dy herë Salah, që kompletuan suksesin.

Ndonëse e pa veten shpejt në disavantazh të dy golave, reagoi mjaft mirë edhe Evertoni i Carlo Ancelottit, që arriti të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Watfordit, ku luajti për disa minuta me një lojtar më pak.

Dy gola të mbrojtësit Jerry Mina në minutat shtesë të pjesës së parë dhe një tjetër e mesfushorit Theo Walcott në minutat e fundit të ndeshjes, bënë që Everton të merrte një tjetër sukses, që e ngjit në vendin e 9.

Në sfidat e tjera, West Ham dhe Brighton u ndanë në barazim 3-3, ndërsa me rezultatin e bardhë 0-0 u mbyll takimi Newcastle-Norwich. Bournemouth mposhti 2-1 Aston Villën, ndërsa Sheffield Utd. triumfoi minimalisht 0-1 në transfertën londieze ndaj Crystal Palace.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...