Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Otto John debuton me dopietë, Prishtina e Drenica kalojnë në gjysmëfinale

Prishtina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës, pasi ka arritur të mposhtë bindshëm 4-1 Vushtrrinë në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Bardheblutë dominuan totalisht ndeshjen dhe arritën të shënojnë fillimisht me Krasniqin e më pas me Otto John në pjesën e parë, ndërsa miqtë reaguan duke rihapur takimin pak para fundit të 45-minutëshit, me golin e Astrit Fazlliut.

Megjithatë në pjesën e dytë Prishtina shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Ahmetin dhe më pas me Otto John, që kompletoi kështu dopietën në debutimin si lojtar i kryeqytetasve, ku është huazuar nga Skënderbeu.

Në sfidën tjetër çerekfinale mes Drenicës dhe Gjilanit, u desh luajtja e 30 minutave shtesë për të përcaktuar skuadrën që do të vijojë më tej dhe ishin pikërisht vendasit ata që siguruan kalimin në gjysmëfinale, falë fitores 2-1.

Pas 90 minutave në barazim pa gola, Drenica shënoi nga një gol në çdo njërën prej shtesave 15-minutëshe dhe arriti të sigurojë kalimin më tej, ndërsa Gjilani, gjeti golin e vetëm në minutën e 119′, ndaj tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përqendrohet te kampionati.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...