Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nuk ka paqe për sulmuesin e Cagliarit, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin

Në verë pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa parashikimet ishin që sulmuesi i Cagliarit, Leonardo Pavoletti të rikthehej në fushë në mesin e muajit mars.

Megjithatë kur pritej të riniste stërvitjen me grupin, sulmuesi mori pjesë në një darkë më skuadrën dhe pikërisht aty, lëndoi në mënyrë të pafat sërish të njëjtët ligamente dhe tani sezoni për të është mbyllur plotësisht.

Sipas klubit të Cagliarit, sulmuesi do t’i nënshtrohet sërish të njëjtin operacion, ndërsa parashikimet më optimiste janë për një rikthim në fushë pas rreth 6 muajsh dhe trajneri Maran do të duhet të “shtrëngojë fort” Simeonen deri në fund të sezonit.

“Fati është mizor ndonjëherë. Dukej se isha shumë afër rikthimit në fushë, por tani po flas sërish për dëmtim e ndalesë. Po përpiqem të gjej fjalët e buzëqeshjen, por është koha të gjej forcën për të përballuar një tjetër dëmtim. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra”, shkroi sulmuesi në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...