Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Asani: Ja pse zgjodha AIK-un, dua të shënoj sa më shumë!

Eksperienca në Suedi te AIK Stockholm ka nisur në mënyrën më të mirë për Jasir Asanin. Në një intervistë për mediat suedeze ish-lojtari i Partizanit zbuloi pse zgjodhi AIK-un, ndërsa shtoi se shpreson që të blihet përfundimisht nga klubi suedez. Asani i cili është transferuar në formë huazimi te AIK ka arritur të gjejë edhe golin e parë me fanellën e klubit të tij të ri në një ndeshje miqësore.

Pse zgjodhët AIK? “Sepse kisha dëgjuar shumë gjëra të mira për AIK-un. Për mua është ndoshta klubi më i madh Skandinav dhe kështu dua të tregoj veten këtu, pasi mund të jetë një trampolinë e mirë për të ardhmen. Nëse bëj mirë këtu, atëherë mundësitë janë të mëdha”.

Qëllimi juaj është të transferoheni përfundimisht këtu në verë?  “Sigurisht që do isha shumë i lumtur nëse do të transferohesha përfundimisht me AIK-un, por të shohim. Unë preferoj t’i marr gjërat shtruar. Objektivi im është të jap maksimumin për skuadrën, të shënoj shumë gola dhe të asistoj shumë. Ka zëra se ju jeni shumë i shpejtë.

Sa i shpejtë është Asani? (Qesh) Këtë nuk e di, nuk e kemi matur”, u shpreh Asani.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...