Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-sulmuesi i Argjentinës sulmon De Rossin: Erdhi për pushime te Boca

Claudio Caniggia, ish-sulmuesi i Argjentins së epokës së Maradonës në fillimet e karrierës së tij ka luajtur në Itali, me skuadra të tilla si Verona, Atalanta dhe Roma, gjithsesi kulmin e karrierës e patur në radhët e Boca Junior, në Argjentinë, me 32 gola në 74 takime në kampionat. Për këtë arsye, fjala e tij, kur tema e diskutimit është klubi i famshëm argjentinas, ka mjaft peshë.

Sot 53-vjeç, Caniggia ka sulmuar hapur Daniele De Rossin, ish-mesfushorin dhe kapitenin e Romës, për përvojën e këtij të fundit me fanellën e “xeneizes”.

“De Rossi erdhi për pushime në Argjentinë. Sigurisht që kishte vendosur të tërhiqej pas lamtumirës nga Roma. Qëllimi i tij ishte të luante edhe pak, por nuk ka mundur për problemet e tij fizike. Të luash te Boca nuk është e lehtë. U dëmtua dhe u kthye, por nëse nuk je një lojtar në moshën e duhur, është shumë e vështirë. Nuk mund të luash më vetëm për shkak të emrit që përfaqëson. A pse mendoj që ai është tërhequr praktikisht pasi i dha fund me Romën.”

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...