Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi: Neymar kërkon të kthehet, Lautaro spektakolar…

Lionel Messi iu përgjigj pa hezitim të gjitha pytjeve të “El Mundo Deportivos”, që prekën tema të ndryshme, nga largimi dhe dëshira e Neymarit për t’u kthyer te Barcelona, shkarkimi i Valverdes, largimi i Criastiano Ronaldos tek Juventusi etj.

Neymar, i penduar për largimin: Unë do të doja shumë që Neymar të kthehej. Ai është një nga më të mirët në futboll. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, argëtohej në fushë. Neymar me të vërtetë dëshiron të kthehet, është penduar që u largua në vitin 2017”.

Lautaro si Suarez: Lautaro Martinez është spektakolar, mbresëlënës, ai do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm dhe po e demonstron këtë. Ai është i mirë në dyluftimet një kundër një, shënon shumë, lëviz si duhet në zonë, ka shumë cilësi. Është i plotë, ka shumë të përbashkëta me Suarezin. Të gjithë lojtarët e mirë përshtaten për të luajtur me njëri-tjetrin. Luis mund ta ndihmojë atë të përshtatet. A mund të na shihni së bashku? Unë uroj që më të mirët të vijnë këtu dhe të përpiqen të fitojnë gjithçka.

Përplasja me Abidalin:  Unë u përgjigja, sepse u ndjeva i sulmuar. Lojtarët ishin në shënjestër. Shumë gjëra janë thënë për dhomën e zhveshjes, që largon trajnerët, dhe se unë paskam fuqinë të marr vendime. Konsiderimi i lojtarëve shkaktarë për shkarkimin e trajnerit më tingëllon çmenduri. Klubi ka një drejtor dhe sekretariat teknik, ata i marrin vendimet.

Reali pa Ronaldon: Real Madridi pa Ronaldon ka humbur shumë gola. Ishte e qartë se kjo do të ndodhte. Jo vetëm gola, por Cristiano i sillte edhe shumë gjëra të tjera. Nëse një ekip humbet një lojtar që shënon 50 gola në sezon, boshllëku vërehet lehtë. Real Madridi ka lojtarë të shkëlqyeshëm, por Cristiano shënonte 50 gola në sezon.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...