Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani nuk heq dorë nga titulli, fitojnë Feronikeli e Ferizaj

Gjilani nuk heq dorë nga gara për titull. Skuadra e Gentjan Mezanit fitoi lehtësisht 0-4 në transfertën ndaj Dukagjinit në Klinë për javën e 20-të të Ipko Superligës së Kosovës, duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve, vetëm 2 pikë larg kreut për momentin. Golat për skuadrën e Gentjan Mezani në këtë sfidë mbajnë firmat e 4 futbollistëve që sezonin e kaluar ishin të gjithë pjesë e Kategorisë Superiore. Tomislav Busic hapi serinë e golave që në minutën e 2-të, ndërkohë që në të 25-ën Sebino Plaku shënoi edhe të dytin. Në çerek-orëshin e fundit të lojës Gjilani shënoi edhe dy herë të tjera me Franc Veliun dhe Gerhard Progni. Dukagjini me këtë humbje u fundos edhe më shumë dhe rrëzimi në ligën e parë tashmë është shumë pranë. U rikthye te fitorja Feronikeli që me 3 gola në pjesën e dytë mposhti lehtësisht Trepça ’89 me gola të Hotit, Zekës dhe Dabiqajt. Dy gola të Gashit i dhanë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë Ferizajt që mposhti në shtëpi 2-0 Llapin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...