Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përfundon video-konferenca e klubeve italiane, ja vendimet e marra

Ka përfunduar video-konferenca e drejtuesve të 20 klubeve të Serisë A, të cilët kanë folur për situatën e krijuar nga ndërprerja e futbollit për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit dhe mundësitë e rikthimit në fushën e stërvitjes.

Kështu është hedhur poshtë kërkesa e presidentit të Lazios Lotito, për të nisur menjëherë stërvitjen, të paktën klubet e qyteteve ku koronavirusi nuk është bërë ende shqetësues, duke qenë se klubet e tjera kanë kërkuar që rinisja e përgatitjeve të jetë në të njëjtën datë për të gjitha skuadrat.

Kështu në mbledhje është vendosur që nuk do të ketë stërvitje për asnjë skuadër, të paktën deri më datën 4 prill, për të respektuar maksimalisht edhe masat e qeverisë, ndërsa në vijim do të përcaktohet edhe në datë e saktë për rinisjen e përgatitjeve.

Nga ana tjetër është vendosur që të mendohet dhe konsultohet më gjerë e gjatë ndërprerja e pagave të futbollistëve, për periudhën që nuk po stërviten, pasi kështu klubet do të lehtësoheshin ndjeshëm nga ana financiare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...