Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Reali në ballë të luftës ndaj COVID-19, kthen “Santiago Bernabeun” në depo

Real Madridi, në ballë të luftën kundër Koronavirusit, që ka mbërthyer prej ditësh kryeqytetin e Spanjës dhe je jo vetwm. Klubi mbretëror ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Këshillin e Lartë të Sportit që stadiumi “Santiago Bernabéu” të shndërrohet në qendrën kryesore për mbledhjen e furnizimeve të kujdesit shëndetësor.

“Klubi i Fubollit Real Madrid, ​​në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Sporteve, po fillon një projekt në Madrid për furnizimin dhe shpërndarjen e pajisjeve shëndetësore strategjike me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19. “Santiago Bernabéu” do të bëhet një hapësirë ​​e përshtatur për të ruajtur furnizime shëndetësore të destinuara për të luftuar këtë pandemi ”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Më pas shpjegohet se i gjithë ky material do t’u dorëzohet autoriteteve shëndetësore spanjolle, në mënyrë që të mund të bëhet një përdorim optimal dhe efikas i këtyre burimeve, aq të domosdoshme në urgjencën aktuale shëndetësore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...