Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldo apo Messi, ja kë zgjedh Kaka!

Ricardo Kaka ka thyer heshtjen dhe këtë herë i është përgjigjur pyetjes se kush është më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Mesfushori brazilian ka tradhëtuar ish-shokun e tij të skuadrës te Reali i Madridit duke zgjedhur pikërisht yllin argjentinas. Me siguri që CR7-ës nuk do t’i kenë pëlqyer aspak deklaratat e Ricardo Kaka.

“Kam luajtur me Ronaldon dhe ai është pabesueshëm, por unë shkoj për Messin. Leo është gjeni, një talent natyror. Mënyra e tij e të luajturit është e pabesueshme. Cristiano është një makinë. Ai nuk është vetëm i fortë, i fuqishëm dhe i shpejtë, por gjithashtu ka një mentalitet të jashtëzakonshëm.

Vullneti i tij për të fituar, luajtur dhe për të qenë më i miri është kaq i madh. Sipas mendimit tim, kjo është cilësia e tij më e jashtëzakonshme.  Në historinë e futbollit, MeSsi dhe Ronaldo janë padyshim ndër pesë lojtarët më të mirë. Të gjithë mund të jemi me fat që i kemi parë që të dy të luajnë”, u shpreh Kaka.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...