Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E pabesueshme, sapo u shërua nga Koronavirusi, francezi thyen rekordin e Ronaldos…

Cristiano Ronaldo mendon se është i pathyeshëm? E ka gabim, rekordi i tij qëndroi vetëm pak orë në fuqi . Edhe pse të bësh më shumë se 142 pompa për muskujt e barkut duket një sfidë përtej mundësive njerëzore, një shok i skuadrës së CR7 tek Juventusi, që sapo është shëruar nga Koronavirusi, e hodhi shumë shpejt “në tapet yllin” portugez.

“Vëlla, më vrave! Herën tjetër do të vrapojmë”. Ky është mesazhi në postimin e Blaise Matuidi, që në përfundim të sfidës, dukej shumë i lodhur, por shumë i lumtur. Francezi, siç e dëshmojnë dhe pamjet, ka mundur të bëjë 144 pompa për 45 sekonda, pra dy më shumë se CR7.

Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij, Isabelle, kishte lajmëruar se rezultati i testit të Koronavirusit kishte dalë negativ, megjithatë do t’i duhet të qëndrojë edhe 2 javë të tjera në izolim. Kujtojmë që Matuidi ishte një ndër futbollistët e “Zonjës së Vjetër” që u prekën nga Koronavirusi.

https://www.instagram.com/p/B-myUmUI9Fw/

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....