Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi nuk heq dorë nga misioni titull, ndaj Luftëtarit me dy mungesa!

Kukësi shpreson ende te titulli kampion edhe pse diferenca prej 9 pikësh me Tiranën në 10 javët e fundit të kampionatit do të jetë e vështirë për t’u rikuperuar. Të mërkurën për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, e para pas rikthimit dhe e fundit për fazën e tretë verilindorët e Orges Shehit do të sfidojnë në Elbasan, Luftëtarin. Një ndeshje e lehtë në letër për Kukësin pasi bluzinjtë e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë, megjithatë tre pikët nuk janë të garantuara për verilindorët që duhet të derdhin djersë në fushën e lojës për të marrë tre pikët.

Trajneri Shehi në këtë takim me shumë gjasa do të ketë edhe dy mungesa të rëndësishme. Është e sigurt mungesa e qëndërmbrojtësit afrikan Erhun Obanor i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërkohë që edhe Vesel Limaj i cili pritet të kthehet nga Gjermania në orët e fundit, nuk do të aktivizohet në këtë takim pasi nuk është stërvitur me skuadrën gjatë kësaj periudhe dhe nuk ka arritur ende formën optimale.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...