Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mposht bindshëm Torinon, Cagliari i largohet zonës së ftohtë dhe sheh nga Europa

Spektakël dhe gola në “Sardegna Arena” të Cagliarit, ku vendasit mposhtën Torinon me rezultatin 4-2 dhe larguan njëherë e mirë hijet e rënies nga kategoria, pasi me tre pikët e sotme u ngjitën në kuotën e 38 pikëve, në një zonë të qetë të renditjes, ku mund të shohin edhe nga Europa.

Walter Zenga shijon rikthimin e Radja Nainggolan në fushë, me belgun që la pas dëmtimin dhe njëkohësisht fitoren e dytë radhazi në kampionat, këtë herë përballë një rivali aspak të lehtë siç është Torino.

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që zhbllokuan rezultatin në minutën e 12’ me anë të mesfushorit uruguaian Nahitan Nandez, ndërsa 5 minuta më vonë ishte radha e sulmuesit argjentinas Giovani Simeone, që të dyfishonte shifrat.

Menjëherë pas kthimit nga pushimi, mesfushori belg Radja Nainggolan u shërbye në gjysmëfushën kundërshtare dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, gjuajti nga distanca me të majtën, duke dërguar sferën për herë të tretë në rrjetë.

Ky gol vuri në gjumë vendasit, që e konsideruan të mbyllur ndeshjen dhe kjo u shfrytëzua maksimalisht nga Torino, që fillimisht me Bremer e më pas me Belottin shënoi dy gola, duke rihapur takimin.

Megjithatë vetëm dy minuta pas golit të sulmuesit italian, Cagliari fitoi një 11-metërsh të cilin e shndërroi në gol sulmuesi portugez Joao Pedro, duke vulosur suksesin 4-2, që ishte i dyti radhazi për sardët, pas fitores 0-1 ndaj Spalit pak ditë më parë.

Brescia shpërdoron avantazhin e dyfishtë ndaj Genoas, mbijetesa bëhet e pamundur

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...