Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mediat algjeriane: PSG në “pole” për të marrë Bennacer, Leonardo ofron 40 mln euro

Ismael Bennacer është shndërruar në një pikë mjaft të rëndësishme të formacionit të Milanit dhe nga java në javë po tërheq vëmendjen e klubeve të shumta europiane me performancën e tij në fushë.

Paris Siant Germain, Manchester City dhe Manchester United kanë shfaqur interes për kartonin e mesfushorit kuqezi, ndërsa mediat algjeriane këmbëngulin se janë pikërisht kampionët e Francës, që kanë bërë hapa konkretë në drejtim të blerjes së tij.

Leonardo ka marrë kontakte me Gazidis dhe ka shprehur gatishmërinë për të paguar 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit të talentuar algjerian, ndërsa kuqezinjtë duket se kanë vendosur ta lënë vendimin në dorë të trajnerit të ardhshëm Ralf Rangnick.

Ky i fundit pritet të ulet në pankinë në fillim të muajit gusht dhe vetëm pasi ta ketë parë edhe nag afër Bennacer, do të vendosë nëse mund ta lërë të largohet, apo do ta mbajë për një tjetër sezon në Milano.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...