Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tebas kundër vendimit të KAS-it: Të gjithë e dinë që Man. City dhe PSG kanë shkelur rregullat

Kreu i La Ligës, Javier Tebas ka përsëritur edhe njëherë akuzat se KAS-i i Lozanës nuk u ngrit në lartësinë e detyrës, pasi gaboi rëndë duke i hequr pezullimin për dy vite nga kompeticionet europiane, skuadrës së Manchester City-t.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, Tebas theksoi se të gjithë e dinë që Manchester City dhe Paris Saint Germain kanë shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar dhe se pasi të njihet me vendimin zyrtar, do të flasë sërish për këtë çështje.

“të gjithë e dinë që Manchester City ka shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar. Kur ne në UEFA e dënuam, nuk kishim asnjë dyshim mbi shkeljet që kanë bërë klube si City dhe PSG, por KAS-i gaboi rëndë duke rrëzuar pezullimin. Manchester City dhe PSG janë skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti vitet e fundit dhe nuk e kanë bërë këtë bazuar në ta ardhurat e tyre, por të sponsorizuara nga “Petrodollari”, apo paratë e naftës që kanë pronarët e tyre”, deklaroi Tebas.

Më herët edhe trajnerët Jose Mourinho e Jurgen Klopp ishin shprehur qartësisht kundër vendimit të dhënë nga KAS, por kishin hasur në kundërshtitë e trajnerit Pep Guardiola. Megjithatë edhe për këtë të fundit Javier Tebas e ka një përgjigje.

“Do t’ia shpjegoj gjithçka me detaje Guardiolës, menjëherë sapo të marr në dorën arsyetimin e vendimit nga ana e KAS-it”, u shpreh drejtuesi kryesor i La Ligës në Spanjë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...