Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia i tërheq vëmendjen FSHF-së: Edhe “finalja” e mbijetesës me tifozë

Vllaznia kërkon të hapë dyert e “Loro Boriçit” për tifozët në “finalen” e mbijetsës me Beslilidhjen. Në fakt, më shumë se një mundësi reale, është një “tërheqje veshi” që klubi shkodran i bën FSHF-së, e cila gjatë kësaj të shtunë i kishte bërë thirrje Qeverisë që të shihte mundësinë e lejimit të tifozëve në stadium modern “Air Albania”, në finalen e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta.

Qëndrimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia është njohur përmes medieve, por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit u ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtet finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një “finale” dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. 16 mijë vendet që ka stadiumin “Loro Boriçi” janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit.

Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese!

KF VLLAZNIA”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...