Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

I shënoi në Europa League, Hapoel Beer Sheva kërkon t’i marrë Laçit Nwabuezen!

Edhe pse është nën kontratë për Laçin do të jetë shumë e vështirë të mbajë në gjirin e saj edhe për sezonin e ardhshëm sulmuesin nigerian Kyrian Nwabueze. Këpuca e Artë e Kategorisë Superiore mund të përfundojë në Izrael. Lajmi jepet nga mediat izraelite dhe ato qipriote me Nwabuezen që do të zëvendësojë Ben Sahar te Hapoel Beer Sheva, me këtë të fundit që do të transferohet në formë huazimi në Qipro te skuadra e Apoel Nicosias. Drejtuesit e Hapoel Beer Shevas, e kanë parë nga afër Nwabuezen në përballjet direkte që kishin ndaj Laçit në Europa League sezonin e shkuar, me nigerianin që u shënoi edhe një gol dhe për këtë arsye duan ta marrin në skuadrën e tyre. Në këtë sezon të Superiores, Nwabueze shënoi 23 gola me kurbinasit duke mposhtur Vasil Shkurtajn, në garën për Këpucën e Artë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...