Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Trajnerët në ajër me sytë nga “stolat” e Superiores!

Sezoni më i gjatë në historinë e futbollit shqiptar i nisur në Gusht të 2019-ës me Superkupën e Shqipërisë dhe i përfunduar në Gusht të 2020-ës me finalen e Kupës tashmë ka ulur siparin dhe edhe pse koha është e reduktuar duke qënë se Tirana, Kukësi, Laçi e Teuta do të rinisin shpejt përgatijet për Europë ndërsa skuadrat e tjera duhet të jenë gati për rifillimin e sezonit në mes të shtatorit, merkato po xhiron dhe do të ndikojë edhe pse koha është e shkurtër.

Merkato e parë është ajo e trajnerëve. Për momentin Ilir Daja ende nuk ka zyrtarizuar akordin me Partizanin, madje ende nuk ka bërë falenderimin e kortezisë ndaj Skënderbeut. Ndoshta zyrtarzimi i Dajës do të provokojë edhe lëvizje të tjera. Për momentin janë pa skuadër Mirel Josa, Julian Ahmataj, Bledi Shkëmbi, e Bledar Devolli, sa për të përmednur disa që kanë bërë mirë në të shkuarën në Superiore. Josa i ka sytë e kthyer nga Skënderbeu, por nuk përjashtohet që presidenti Takaj nëse del i humbur nga gjykata federale t’ia besojë projektin e Skëndebreeut me futbollistë të rinj, Julian Ahmatajt.

Devolli kulmin e karreirës së tij të re në rolin e trajnerit e pati në sezonin 2018-2019 tek Kastrioti dhe është alternativa e parë e drejtuesve krutan nëse tekniku aktual, një njohës i mirë i ekipit të qytetit të tij Raamadan Ndreu vendos të ndryshojë post duke u marrë rolin e drejtorit sportiv. Vllaznia vështirë se do të vijojë me Dedjen dhe gjasat janë të shumta që një ish futbolist i rëndësishëm si Auron Miloti të marrë rolin e drejtuesit kryesor të stolit kuqeblu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...