Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Lazaro në klubin gjerman, zbulohen detajet e transferimit

Anësori austriak Valentino Lazaro është bërë zyrtarisht një futbollist i Borussias së Monchengladbach-ut, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe u vu në dispozicion të trajnerit për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Futbollisti në pronësi të Interit u transferua te klubi gjerman me formulën e huazimit për 1.2 milionë euro dhe të drejtës së blerjes për 13.8 milionë euro, ndërsa zikaltrit kanë ruajtur edhe 15% të kartonit në rast të një rishitjeje të austriakut në të ardhmen.

Lazaro ishte blerja e parë e Interit pas emërimit të Antonio Contes në pankinë, por pas disa muajsh në klubin milanez, nuk arriti të bindë trajnerin për një vend në formacion dhe u huazua në janar te anglezët e Newcastle.

Megjithatë pas 8 muajsh në kampionatin anglez, Newcastle vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes dhe Lazaro zgjodhi të rikthehet në kampionatin gjerman, pasi ishte pjesë e Herthës së Berlinit para se të transferohej te Interi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...