Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bllokimi i merkatos e largoi nga Partizani, Gledi Mici i bashkohet Prishtinës

Gledi Mici vendos t’i bashkohet Prishtinës në elitën e futbollit kosovar. 29-vjeçari, i cili gjatë dy sezoneve të fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ku fitoi edhe titullin kampion, shtyu kthimin në Superiore, duke pranuar ofertën e bardhekaltërve.

Edhe pse marrëveshja ende nuk është bërë zyrtare dhe pritet të përcaktohen edhe disa detaje të vogla, hedhja e të zezës mbi të bardhë mbetet formalitet.

Te Prishtina Mici do të gjejë edhe Sabien Lilajn dhe Leonit Abazin, me të cilët ka luajtur te Skënderbeu deri pak vite më parë. Mici, në fakt, ishte shumë pranë nënshkrimit me Partizanin, por vendimi i CAS-it që la në fuqi vendimin e komisioneve juridike të UEFA-s për pezullimin e merkatos së të kuqve për dy sesione për shkak çështjes “Çinari”, prishi planet e anësorit të majtë për të punuar me Ilir Dajën te skuadra kryeqytetase. Kontrata e Micit pritet të jetë njëvjeçare, edhe pse drejtuesit e Prishtinës këmbëngulin për marrëveshje dyvjeçare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...