Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E pabesueshme, Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit te Konyaspor!

E pabesueshme ajo që ndodh te Konyaspor në Superligën turke. Sokol Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit Bulent Korkmaz i cili vetëm një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të sulmuesit shqiptar ka dhënë dorëheqjen nga stoli i skuadrës bardhjeshile. Kjo e papritur e madhe te Konyaspor ka ndodhur për arsyen se Korkmaz nuk e donte në skuadër sulmuesin shqiptar siç ka deklaruar vetë ai në një intervistë për mediat turke.

“Në sezonin e fundit ne kishim shumë vështirësi në shënimin e golave. Po punonim në merkaton e verës për ta zgjidhur këtë problem. Derisa klubi zgjodhi që të zyrtarizojë një prurje, Cikalleshin. Pasi arritën marrëveshjen me të, më kanë dhënë informatat dhe unë nuk e kam pranuar. Nëse të sjellin një lojtar që nuk e aprovon, atëherë kjo do të thotë se nuk ka trajner këtu. Menjëherë pas kësaj që ndodhi vendosa të largohem. Deri në këtë moment kishim punuar së bashku mbi sjelljen e futbollistëve”, u shpreh Korkmaz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...