Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pasdite e bukur për vëllezërit Inzaghi, Lazio mposht Cagliarin, Benevento përmbys Sampin

Lazio e nisi mbarë kampionatin, pasoi ia doli të triumfojë me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë sarde ndaj Cagliarit. Të besuarit e Simone Inzaghit zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë dhe mbajtën kontrollin e lojës, duke mos u dhënë mundësi sardëve t’i kërcënojnë rrezikshëm.

Golin e avantazhit për Lazion e shënoi anësori Lazzari që në minutat e para të takimit, ndërsa në momentin më të mirë të Cagliarit, ishte Ciro immobile që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur rezultatin e ndeshjes.

Bardhekaltrit e Simone Inzaghit konfirmuan se edhe këtë sezon do të jenë ndër skuadrat protagoniste të kampionatit, ndërsa Cagliari u pa shumë i brishtë dhe me një formë fizike që linte për të dëshiruar.

Feston edhe Inazhi tjetër, Philippo, pasi Benevento e tij debutoi në Serinë A me një fitore spektakolare 2-3 në transfertën ndaj Sampdorias. Këta të fundit shënuan dy gola shumë të shpejtë me Quagliarelën dhe Colley, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë, por nuk rezultoi aspak kështu.

Kjo pasi Benevento rihapi ndeshjen në pjesën e parë me anë të golit të shënuar nga kapiteni Caldirola, i cili shënoi sërish në pjesën e dytë dhe riktheu baraspeshën.

Më pas, kur kishin mbetur edhe dy minuta nga fundi i ndeshjes, ishte Letizia që shënoi golin e tretë për Beneventon dhe i dha fitoren skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Atalanta e nis me goleadë, mposht lehtësisht Torinon në transfertë

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...