Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Oferta e bujshme e Cerezos: Messi, eja luaj me Suarezin!

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 07: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's fifth goal with his tammate Luis Suarez during the La Liga match between FC Barcelona and RCD Mallorca at Camp Nou on December 07, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Lionel Messi mbeti shumë i zhgënjyer nga vendimi i drejtuesve të Barcelonës për të larguar Luis Suarezin, mikun e tij të madh. Por ka një mënyrë për ta parë “Pleshtin” sërish në një skuadër me uruguajanin. Presidenti i Atleticos së Madridit, Enrique Cerezo, i bën ftesë 6 herë fituesit të Topit të Artë t’u bashkohet “Los Colchoneros”. Sigurisht, diçka e tillë mund të ndodhë pas një viti.

“Në jetë, nëse doni diçka… Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, i them atë shprehjen e ëmbëlsirave: Lëre të kthehet në shtëpi për Krishtlindje! Me dëshirë, gjithçka është e mundur”, – nënvizoi Cerezo për “Cadena Cope”.

Pavarësisht zhurmës së madhe të krijuar në shtëpinë e Barcelonës gjatë javëve të fundit, Cerezo i doli në krah homologun e tij Josep Maria Bartomeu:

“Nënshkrimi i Suarezit shkoi në mënyrë perfekte. Bartomeu është një mik i mirë dhe një president i shkëlqyeshëm. Për momentin, gjërat nuk po shkojnë mirë te Barcelona, por ai ka vepruar ashtu siç është dashur të veprojë, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Nënshkrimi nuk ishte i vështirë, Suarez po luan aty ku dëshironte të luante”.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...