Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal pa rivalë në dhe të kuq, fiton për herë të 13-të Roland Garros

Rafa Nadal është “mbreti” i Roland Garros. Tenisti spanjoll mposhti 3-0 Novak Djokovicin në finalen e turneut të famshëm francez, duke e çuar në 13 numrin e trofeve të fituar në karrierë në këtë fushë me dhe të kuq.

Një duel me sens unik, kuptohen në favor të Nadal, që e nisi furishëm përballjen, duke e fituar 6-0 setin e parë, 6-2 të dytin dhe 7-5 të fundit. 2 orë e 43 minuta zgjati kjo sfidë, me Nadal që humbi vetëm një “game” me shërbimet e tij, por mundi ta thyente në shërbim plot 7 herë serbin, përvoja dhe rezistenca e të cilit thjesht e bënë më të bukur setin e fundit, që gjithsesi u fitoi spanjolli.

Impresionues bilanci i tenistit nga Majorka në dheun e kuq të të Parisit, ku ka arritur numrin e 100 fitoreve, duke arritur në finale në çdo pjesëmarrje të tij. Barazohet kështu rekordi i Roger Federer me 20 turne Slam të fituar në karrierë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...