Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Klopp “troket” sërish në dyert e Wolves, kërkon blerjen e sulmuesit spanjoll

Liverpool pagoi rreth 45 milionë euro në arkat e Wolves për të marrë shërbimet e sulmuesit portugez Diogo Jota në shtator të këtij viti, megjithatë Jurgen Klopp pritet të trokasë sërish në janar në dyert e klubit nga West Midlands.

Kjo pasi tekniku gjerman duket i fiksuar për të sjellë në “Anfield Road” mesfushorin anësor Adama Traore, i cili ka spikatur me fanellën e Wolves gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka tërhequr vëmendjen mbi të gjitha me shpejtësinë e tij.

Spanjolli 24-vjeçar është një futbollist që mund të luajë qoftë si mbrojtësi krahu, qoftë si sulmues krahu dhe pikërisht për këtë arsye Klopp është gati të kënaqë pretendimin prej 50 milionë eurosh të Wolvesit dhe të sjellë Traore në Liverpool.

Aktualisht “the reds” janë të kompletuar në të gjithë pozicionet ku mund të luajë Traore, por me një sezon kaq të ngjeshur, Klopp ka nevojë për një lojtar si spanjolli, që mund të jetë një alternativë e vlefshme si për mbrojtësit e krahut, ashtu edhe për sulmuesit anësorë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...