Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fiorentina vetëm një pikë ndaj Spezias, Belotti s’i mjafton Torinos

Fiorentina shpërdoroi avantazhin e dyfishtë në transfertë ndaj Spezias, nga ku në fund u kthye me vetëm një pikë (2-2). Skuadra vjollcë, edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke shënuar dy gola pa u mbushur katër minuta lojë me Pazzellan dhe Biraghin, lëshoi shumë terren duke u ndëshkuar në minutat 39 dhe 75 nga Verde dhe Farias. Një barazim që tingëllon më shumë si humbje për ekipin e drejtuar nga Iachini, që shpërdori mundësinë të largonte krizën pas dy humbjeve radhazi.

Vjen disfata e tretë radhazi për Torinon, që nuk ia doli të merrte pikë në shtëpi përballë Cagliarit. Dy herë realizoi Andrea Belotti, për të zhbllokuar rezultatin dhe barazuar shifrat përkohësisht 2-2 (për Fiorentinën kishin realizuar Joao Pedro dhe Simeone), por në minutën e 75-të, kur vendësit besonin se mund ta fitonin takimin, erdhi goli i dytë personal i Simeones, që i siguoi Cagliarit fitoren e parë sezonale.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...