Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Lukaku nuk i mjafton Interit, “ok” Bayerni, Liverpooli dhe Man. City, shkëlqen Atalanta

Bayerni i Mynihut e nis mbrojtjen e titullit në Champions League me një fitore bindëse ndaj Atleticos së Madridit, që u duk skuadër e vogël përballë gjigantëve të Gjermanisë. Kampionët e Bundesligës fituan thellë 4-0 ndaj “Los Colchoneros” me gola të Coman (shënoi në dy raste, të parin dhe të fundit të takimit), Goretzkas dhe francezit Tolisso.

Edhe Liverpooli e nis me këmbën e mbarë fazën e grupeve, duke fituar 0-1 në fushën e Ajaxit të Amsterdamit, që u ndëshkua nga një autogol i Tagliaficos.

Nuk bind Interi, që nuk shkopi më shumë se barazimi 2-2, në “San Siro”, përballë Borussias së Moenchengladbachut. Zikltërve nuk u mjaftoi i zakonshmi Romelu Lukaku, që hapi dhe mbyllI serinë e golave, pasi mes finalizimeve të belgut gjermanët shënuan dy herë me Bensebainin Hde Hofmanin.

Nuk zhgënjeu Manchester City, që fitoi me përmbysje 3-1 përballë Portos. Golat e Agueros, Gundoganit dhe Torresit bënë të pavlefshëm finalizimin e Luiz Diaz.

Vazhdon të mahnitë Atalanta, çerekfinaliste e sezonit të kaluar, e cila shkatërroi 0-4 Midtjylland (shënuan Zapata, Muriel, Gomez dhe Miranchuk).

Me rezultat minimal fitoi Olympiacosi përballë Marseille.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...