Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gurishta: Shiriti përgjegjësi e dyfishtë, forca e kësaj Vllaznie është grupi

Mbrojtësi 25-vjeçar shkodran Erdenis Gurishta do të mbajë shiritin e kapitenit të kuqebluve këtë sezon dhe nën një përgjegjësi të tillë, ishte dje në krah të trajnerit Thomas Brdaric, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Apolonisë.

Gurishta pranoi se shiriti i kapitenit është një përgjegjësi e dyfishtë për të, ndërsa zbuloi se në klub është punuar shumë dhe se këtë sezon pritet një Vllazni ndryshe, më e mira e viteve të fundit.

Sa peshon shiriti i kapitenit të Vllaznisë?
Të veshësh fanellën e Vllaznisë është përgjegjësi e madhe, por të jesh kapiten i saj është dy herë përgjegjësi. Unë do të mundohem që këtë shirit, që është peshë e madhe, ta mbaj me nder dhe të justifikoj besimin.

Vllaznia ka ndryshuar shumë këtë sezon. A mendoni se prurjet e reja janë ambientuar si duhet?
Normalisht kur lëvizin shumë lojtarë, qoftë kur largohen apo afrohen, ambientimi kërkon kohën e vet, por ne shpresojmë te një Vllazni ndryshe, që të jetë më e mira e këtyre viteve të fundit. Gjithsesi, duhet që të pritet dhe të shikohet më mirë në vazhdimësi kjo.

Cili është objektivi i Vllaznisë këtë sezon?
Objektivi është që t’i marrim ndeshjet një e nga një, pastaj me kalimin e tyre, të gjithë bashkë do të shikojmë ku jemi dhe çfarë objektivash do të kemi. Mendoj se forca e grupit është dhe duhet të jetë pika më e fortë e kësaj Vllaznie.

A ju ka ndihmuar bojkoti për të kolauduar më mirë skuadrën?
Më duhet të them se bojkoti u zgjat shumë dhe kjo ndikoi tek ne dhe stafi teknik. Megjithatë, jemi munduar që të mbajmë përgatitjen fizike përmes takimeve miqësore, pavarësisht se nuk është njësoj si të luash ndeshje zyrtare.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...