Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitorja ndaj Skënderbeut, “ngjall” shpresë për Apoloninë!

Apolonisë ju desh të priste shumë gjatë për një fitore në Superiore, e cila erdhi në javën e 7-të dhe pse mes vuajtjesh dhe me një trajner të larguar deri në këto momente. Ishte suksesi i parë i Niko Cocllit te fierakët pas dy ndeshjesh në drejtim. Por dhe një sukses i merituar pasi ndaj korcarëve, Apolonia luajti më mirë. Në fakt deri tani Apolonia nuk është se ka luajtur keq, ka prodhuar lojë, ka prodhuar dhe gola, por fierakëve duket se i deri në këto momente i kishte munguar dicka që ka lidhje me përvojën, i mungonte agresiviteti që kryesisht vjen falë të parës, dhe një lehtësi në pësimin e golave, që ishte plotësisht i shmangshëm.

Gjithsesi Apolonisë nuk i mungon talenti dhe dëshira për të bërë mirë dhe në fakt ndaj Skënderbeut e treguan këtë. Sigurisht që ky vit për Apoloninë nuk do të jetë në kërkim të një vendi në Europë dhe ndoshta mund të jetë i mbushur dhe me vështirësi, por fitorja e djeshme solli një shpresë jo të vogël te fierakët, që lanë vendin e fundit në klasifikim dhe mund të provojnë tja dalin tashmë në një kampionat tejet të vështirë, për të treguar se dhe talenti vlen dhe pse ndonjëherë i pashoqëruar me përvojën.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...