Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Halili prezanton Shehin: Nëse ka rezultate, qëndron gjatë, kemi 7 lojtarë kombëtaresh

Orges Shehi është zyrtarisht trajner i Tiranës. Ai u prezantua në ambientit e “Selman Stërmasit” nga presidenti Refik Halili, i cili u shpreh i bindur se me durrsakut bardheblutë do të kenë ecuri pozitive.

“Mendoj se kam zgjedhur të duhurin, pas shumë bisedave të bëra. E njoh, është një kampion, me pak fjalë. Besoj se do të bëjë mirë edhe te ne si trajner.”

Kontrata: “Sa i takon kontratës, është e pafundme, nëse ka rezultate të mira. Nëse gjërat shkojnë mbarë, ai qëndron, nëse jo, vjen trajner tjetër. Nuk mund të ndryshojmë trajner se humb një, dy apo pesë. Shpresoj ta vazhdojmë një rrugë të gjatë me Shehin.”

Objektivi: “Besoj te skuadra, kemi 7 lojtarë kombëtaresh. Gjërat do t’i marrim një e nga një. Kemi punë shumë, me licencimin dhe infrastrukturën. Nuk kemi shumë fjalë të bukura për të thënë. Të do flasim në fushë dhe do ecim përpara. Kjo besoj se është e treta e vërteta, siç ndodhi vjet.”

Skuadra më e plotë: “Nuk kam thënë se trajnerët nuk kanë bërë punë të mirë. Dede është rast i rrallë. Nuk kam asnjë koment për të. Lojtarët janë aty. Përgjegjësinë e diskutojmë tani, që është grupi më i plotë. Torassa na ka munguar dy ndeshje, Batha ka dalë me të kuqe. Kanë marrë penalitete në drejtim të pagës, që u dhemb. Grupi është aty, edhe skuadra. Merkaton nuk e kemi bërë sipas qejfit. Grupi i lojtarëve është”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...