Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Juventus me një “këmbë” në finale, Ronaldo ndëshkon Interin!

Juventusi “hakmerret” ndaj Interit për humbjen në kampionat duke triumfuar me rezultatin 1-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë në San Siro, rezultat    që çon me njërën këmbë në finalen e madhe bardhezinjtë e Pirlos. Edhe pse pa Lukakun dhe Hakimin, Interi i Contes e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen duke zhbllokuar shifrat në rastin e parë që iu paraqit. Në minutën e 9-të, Lautaro Martinez shfrytëzoi asistin e Barrelas duke mposhtur Buffon me një goditje të zgjuar fluturimthi. Por reagimi i Juventusit erdhi në minutën e 26-të me VAR që i erdhi në ndihmë gjyqtarit për të akorduar një penallti në favor të bardhezinjëve për një mbajtjeje të Young brenda zone ndaj Cuadrados.

11-metërshin e kthehu në gol Ronaldo, që 9 minuta më vonë shokoi sërish zikaltërit. Gafa e dyfishtë e Bastonit dhe Handanovic u shfrytëzua nga portugezi që me portën e boshatisur u tregua i saktë duke shënuar një gol të rëndë për Juven që mund të vlejë kualifikimin. Në pjesën e dytë reagimi i Interit nuk mungoi por fillimisht Sanchez u ndal Demiral me topin që po shkonte drejt rrjetës dhe më pas Buffon i tha jo tentativës së Darmian. Dy mundësi të mira kishin edhe Lautaro Martinez e Eriksen por asnjëri nuk i shfrytëzoi. Përfundimisht 1-2 për Juven që pas një jave në Allianz Stadium do t’i mjaftojë të menaxhojë këtë rezultat.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...